Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRETHAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrethakoj a rrethakohem. I shpëtoi rrethakimit.✱Sin.: rrethim, rrethatim, gardhim, bllokim, bllokadë, mur, qarkim, mbyllje.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrethoj. Rrethakuan qytetin. I rrethakonin arat me gardh. ✱Sin.: rrethatoj, qarkoj, qerthulloj, gardhoj, ledhoj, mbyll, ngujoj, bllokoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Banor i rrethinave. Takohej shpesh me rrethanakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Ëmbëlsirë e gatuar me petë të dredhura si kukurec e me arra brenda, që piqen në furrë e zbuten me sherbet; dredhanik. Bëj një rrethanik. Gjyshja …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHANÓR,~E mb. 1. Që ndodhet aty rreth e rrotull dhe që mund të hyjë në punë për diçka. Burime rrethanore. Punonte me mjete rrethanore. 2. Që ka të bëjë me rrethanat e një ngjarj…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHANÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi; plotës rrethanor. Rrethanori i kohës (i vendit...). Mësuesja u kërkoi n…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje a kushte në të cilat ndodh diçka; anë e veçantë e një ngjarjeje, e një çështjeje. Rrethanat e ngjarjes. Ia dilte në çdo rrethanë. Ndodhi në r…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉTHAS ndajf. 1. Rreth e rrotull, rreth, përreth; në një vijë si rreth. Shikoi rrethas. U mblodhën rrethas. Janë ulur rrethas. 2. Së bashku, të gjithë ata që janë rreth e rrotull;…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Rrethim. Rrethatimi i qytetit. Bënë rrethatimin.✱Sin.: rrethakim, gardh, gardhim, bllokim, bllokadë, kontekst, mur, qarkim, mbyllje.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRETHAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrethoj; qarkoj. Rrethatoi kopshtin prapa shtëpisë.✱Sin.: rrethakoj, qerthulloj, gardhoj, ledhoj, mbyll, ngujoj, bllokoj..
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë