Fjalori
RRETH

RRETH,~I m. sh. RRÁTHË, RRÁTHËT 1. Vijë e lakuar dhe e mbyllur, pikat e së cilës kanënjëjtën largësi nga qendra; sipërfaqja e rrafshitndodhet brenda kësaj vije. Rrathë bashkëqendrorë. Rreth i jashtëshkruar. Rrezja e rrethit. Diametri i rrethit. Qendra e rrethit. Vizatoj një rreth.
2. Rrip metali a druri i mbyllur si unazë, që shtrëngon degët e fuçisë, një rrotë etj.; pjesa e rrumbullakët si unazë, që shërben për të mbajtur, për të shtrënguar pjesët e tjera të një sendi; fletë e prerë si unazë a e rrumbullakët. Rreth hekuri (teli). Rrathët e fuçisë. Rrathët e syzeve. Rrethi i kosës unazashtrëngon kosën te bishti. Rrethi i kapelës. Rreth për flokët. Rreth për gjimnastikë. Shtrëngoj rrathët.
3. Unazë. Rreth floriri. Rreth dore byzylyk. Rrathë veshi vathërrumbullakët.
4. Rreth drurilartësinë e gjoksitfëmijës, me këmbëza e me rrotavogla, ku futen foshnjat para se të fillojnëecin; qerthull, rrethore. I kishin dhuruar një rreth për djalin që po nisteecte.
5. Rrip i ngushtë ose vijë e rrumbullakët, që shfaqet anës diçkaje, që formohet nga diçka ose që dallohetsipërfaqen e diçkaje; unazë. Rrathët e dritës. Vështronte pa mendje rrathët e tymit. Rrathë në ujë. Rrathët e barkut.
6. Varg njerëzish a sendesh, të rreshtuarvijëmbyllur rrotull dikujt a diçkaje. Formuan një rreth. I vurirreth.
7. sh. ~E, ~ET Ndarje administrative, që përfshin një krahinëgjerë me një bashki e disa komuna brenda një qarku. Rreth malor. Rrethi i Shkodrës. Në shkallë rrethi.
8. vet. nj., fig. Fushapërfshin një veprimtari, tërësia e dukurive, që përfshihen brenda një kufiri; sfera. Rrethi i njohurive. Rrethi i problemeve. Rrethi i interesave. Rrethi i të drejtave.
9. sh. ~E, ~ET fig. Grup njerëzishmblidhen rregullisht në një vendcaktuar për një veprimtaripërbashkët; grup njerëzish me interesanjëjtë shoqërorë, kulturorë etj.; qark; mjedis. Rrethi letrar. Rrethi i muzikës. Rrethet diplomatike.
10. vet. nj., fig. Njerëzit e afërm, farefisi, miqësia; tarafi. Rrethi familjar. Rrethi i nuses (i dhëndrit). Ftoj rrethin tim. Ka rrethmadh (të gjerë). E ndihmoi rrethi i vet.
11. vet. sh. ~E, ~ET Vendetshtrihen rrotull një qyteti, rrethinat; afërsitë. rrethet e qarkut të Tiranës.
12. sport. Rrugandjek gjatë një gare një grup sportistësh (çiklistë, motoçiklistë etj.), duke u kthyer përsëripikën e nisjes. Etapat e rrethit çiklistik. Rrethet çiklistikefundit kishin tërhequr shumë sportdashës.
13. Perimetër. Rrethi i kraharorit. I mati rrethin e gjoksit
14. sh. ~E, ~ET astr. Vijë rrethore e përfytyruar në rruzullin tokësor ose në hapësirën qiellore. Rrethi polar. Rrethi i mesditësit.
15. Shtresë a brez guri me pllakadalasipërfaqe. Rrathët e Veleçikut. Del një rreth e s'punohet. Është vendi rreth e s’kalohet dot.
16. Rripi i fishekëve, rrethatore. Rrethi i fishekëve. Ngjesh rrethin.
17. vet. sh. Thurimarrumbullakëta prej shufrash, të cilat vihen nën këpucë a nën opinga që të mos fundosen këmbët gjatë ecjes mbi dëborë. Rrathët e dëborës. Vë rrathët.
18. bised. Tufë, shumicë, sasi e madhe. Ka një rreth fëmijë.
19. Horizont. Rrethi i malit. Rrethi i qiellit.
Sin.: rrotullore, hark.
U për rreth lodre (dikush) është shumë keq; ështëgjendje shumëkeqe a të vështirë; është varfëruar shumë, është bërë për t’u mëshiruar; është për lumë; (është) për t’i qarë hallin. Ia bëj rrethin (dikujt a diçkaje). 1. E rrethoj. 2. I përgatit dikujt diçka fshehurazi për ta dëmtuar a për ta shkatërruar; i ngre një grackë (dikujt). 3. E di se si të veproj me të, gjej një rrugë për ta shtënëdorë; ia gjej anën. I bierreth (dikush) iron. është llafazan i madh, të mbyt me fjalë, s’i lë radhë askujtbisedë; mburret shumë se mundbëjë çdo gjë, e paraqit veten me fjalë si të plotfuqishëm; e dredh muhabetin, nuk i bie drejtë; e ndal diellin me fjalë; mbush pusin me pështymë. E kanë lëshuar rrathët (dikë) nuk është farerregull nga mendja, nuk e kontrollonveten, ka rrjedhur; i janë liruar rrathët (dikujt); kund. i shtrëngoi rrathët (dikush). I janë liruar rrathët (dikujt) nuk është fortrregull nga mendja, nuk e kontrollon mirë veten, ka filluarrrjedhë; e kanë lëshuar rrathët (dikë). Ia liroi rrathët (dikujt) nuk e shtrëngon a nuk e detyron më që të bëjë diçka, e lë më të lirë për të vepruar a për t’u sjellë si do vetë; ia liroi vidhat; ia liroi burgjitë; kund. ia shtrëngoi rrathët. Mbeti pa *vathë e pa rrathë (dikush). I qit rrethin (dikujt) i lutem shumë, nuk iu ndahem derisa të më plotësojë dëshirën a kërkesën; i bëhem qen e mace. Rreth i mbyllur libr. 1. Arsyetim i gabuar, që bëhet duke vërtetuar një mendim me anë të një parimi, i cili ka vetë nevojëvërtetohet me mendimin e parë. 2. Gjendje pa rrugëdalje, kur kthehesh aty nga je nisur. 3. Grup i kufizuar njerëzishlidhur me diçka, në të cilin nuk futen më të tjerë. Rreth i hekurt libr. tërësi rrethanash a masash shtrënguese e detyruese, që nuk të lënëveprosh siç do; kërkesarrepta, të cilave nuk u shmangesh dot. Rreth e më rreth gjithandej, cep më cep. Rreth shekeje përçm. puthador, servil. E sjellrreth. 1. (dikë). E edukoj, e ndreq, e bëjsillet mirë; e sjellrrugëdrejtë (të mbarë). 2. (diçka). E bëj si duhet, e ndreq, e rregulloj; e vë në vijë. E shtiu (e futi) në rreth (dikë) e rrethoi; s’e la të lëvizë as andej e as këtej, e mbërtheuvend; e zuri ngushtë. I shtrëngoi rrathët (dikush) u qetësua e u përmbajt; u përmblodh; e mblodhi veten; e mblodhi mendjen; kund. e kanë lëshuar rrathët (dikë). Ia shtrëngoi rrathët (dikujt) e detyronbëjë diçka, ia mbledh, e bënpërmbahet e të sillet si duhet; ia shtrëngoi vidhat; ia shtrëngoi burgjitë; kund. ia liroi rrathët. I vuri rreth (një rreth) kokës (dikush) e vuri veten në një gjendjevështirë a para një detyrimi, i nxori kokëçarje vetes; shak. u martua e ka detyrime. I ka zënë syri rreth (dikujt) është dobësuar, është hequr shumë; është bërë kockë e lëkurë (dikush); u çengel (dikush); u cingaridhe (dikush); u kërrabë (dikush).


Rezultate të ngjashme

RRETHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vend i thurur përreth me gardh a me diçka tjetër. Rrethaku i lojërave. Rrethakun e bagëtive e kishte bërë vetë. Hyri në rrethak.Sin.: rrethator, rrethosë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉTHAS ndajf. 1. Rreth e rrotull, rreth, përreth; në një vijë si rreth. Shikoi rrethas. U mblodhën rrethas. Janë ulur rrethas. 2. Së bashku, të gjithë ata që janë rreth e rrotull;…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ograjë e rrethuar me mur të thatë. Rrethet e fshatit. E kulloste bagëtinë në rrethe. 2. Pjesë e dalë dhe me parmakë rreth katit të dytë të një shtëpie…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉTHE,~T f. vet. sh. 1. Opinga prej lëkure poshtë e të thurura me gjalmë nga sipër. Veshi rrethet e doli nga shtëpia.2. Këpucë të përdorura shumë, sa janë grisur. I shkreti, kisht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRETHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrethoj diçka ose dikë a kur rrethohem; kund. çrrethim. Rrethimi i oborrit. Rrethimi i fshatit. Bënë rrethimin e kështjellës. 2. usht. Gjen…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kusi prej bakri me verigë si rreth. Mori rrethen ta mbushte me ujë.Sin.: poçe, bakraçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dredhat e opingës. Punoj me rrete. Rretet e opingave vetëm ajo i bënte të mira.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rretoj a rretohet. Rretimet e çorapeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRETÍT (RRETÍS) vep., ~A, ~UR kal. Qep në formë rrethore. Po rretiste pantallonat e djalit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Punoj me rrete, me thurje; qëndis me gjilpërë. Të paska mbetur vetëm t’i rretosh opingat.2. Arnoj çorapet, mestet apo opingat aty ku janë grisur. Rretoi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.