Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÉN,~I m. sh. ~E, ~ET Vija e flokëve, udha e flokëve. I dallohej rreni që e kishte bërë me krehër.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENACÁK,~E mb., bised. Që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar. E kishte qortuar një djalë rrenacak.✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenaxhi, i rremë, rremash, rremall, gënjeshtërmadh, mash…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Gënjeshtar. Rrenacak i njohur.✱Sin.: rrenës, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenacakja u pendua.✱Sin.: rrenëse, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENAMÁDH mb. Gënjeshtar. Rrenamadh i madh ai!✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenaxhi, i rremë, rremash, rremall, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesues…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENAXHÍ mb. Gënjeshtar. Djalë rrenaxhi.✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenamadh, i rremë, rremak, rremall, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabes…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Gënjeshtar. Mos rri me rrenaxhinj!✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenamadh, rremak, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENAXHÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenaxhies i doli gënjeshtra.✱Sin.: rrenëse, rrenacake, rrenamadhe, rremake, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadh…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt për ta dëmtuar ose për ta vënë në gjendje të vështirë; lodër me djallëzi në kurriz të një …
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRENG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR Më bën dikush rreng; mashtrohem. U rrengua edhe më i dituri.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj rreng dikujt; mashtroj. Rrengoi pa të keqe shokun.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENGSHÓR,~E mb. Që e ka zakon t’u bëjë rrengje të tjerëve; dredharak. Djalosh rrengshor.✱Sin.: hileqar, dinak, mashtrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENGSHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka zakon t’u bëjë rrengje të tjerëve. Rrinte e fliste vetëm me rrengshorë.✱Sin.: hileqar, dinak, mashtrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENGSHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon t’u bëjë rrengje të tjerëve. Rrengshore e njohur.✱Sin.: hileqare, dinake, mashtruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Gënjeshtër; kund. e vërtetë. Flet vetëm rrena. I mbushi shokët me rrena. I dolën rrenat në shesh. ✱Sin.: mashtrim, gënjeshtër, profkë, trillim, përr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉNËS,~E mb., bised. 1. Gënjeshtar. Biseda e nxori njeri rrenës.2. Që ka vetëm tiparet e jashtme si diçka e vërtetë, i rremë. Kapëz rrenëse. Fik rrenës fik që lidh kokrrat e para …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉNËS,~I m. sh. ~, ~IT Gënjeshtar. Me rrenës mos u përziej!✱Sin.: rrenacak, rrenaxhie, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenëse e regjur. ✱Sin.: rrenacake, rrenaxheshë, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRENËSÍ,~A f., libr. Vetia e atij që rren, të qenët rrenacak. Nuk sheh të mira prej rrenësisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë