Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RREK vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. E rreku gjersa ia dha. E rreku me fjalë.
2. Merrem me dikë për ta qetësuar a për të kaluar kohën. E rreku me muhabet. Rrekte fëmijët të mos qanin.
3. Vonoj. Ia rreku borxhin.
✱Sin.: lodh, mërzis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë