Fjalori
RREKË

RRÉK/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. Fik i pjekur shumë e i rreshkurdegë, burmë. E ëmbël si rrekë. Një shportë me rreka.
2. vet. sh. Rezhdat e dhisë, vathët. Djali i vogël u habit nga rrekat e dhive.
Sin.: rrekëz, rreshkë, rreshkatore.

RREKË

RRÉK/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje e shkathët për t’ia kaluar kundërshtarit në një lojë zakonisht me top. Bën rreka. Ia kuptonin rrekat.
2. Dredhi; shaka, shpoti duke ia hedhur tjetrit. Merret me rreka.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RREK
RREK

RREK vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. E rreku gjersa ia dha. E rreku me fjalë.
2. Merrem me dikë për ta qetësuar a për të kaluar kohën. E rreku me muhabet. Rrekte fëmijët të mos qanin.
3. Vonoj. Ia rreku borxhin.
Sin.: lodh, mërzis.


Rezultate të ngjashme

RRÉKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Rrekë1. I pëlqenin rrekëzat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREK vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. E rreku gjersa ia dha. E rreku me fjalë. 2. M…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREKÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj molle e gjatë me shije të thartë që piqet kur korret misri. Kishin mbushur thasët me rrekaqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RRÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Përpiqem për t'ia arritur një qëllimi; për të bërë diçka; vras mendjen për të arritur diçka; mundohem shumë, rropatem. Rrekem ta mësoj. Rreket…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përpjekja për të bërë apo arritur diçka. Rrekje e kotë. Njihej për rrekjet e tij në çdo gjë.Sin.: përpjekje, mundim, rropatje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREKN/ÉJ vep., ~ÉVA (u), ~ÝER kal. Rrokullis. Rreknente gurë.Sin.: rrokullis, rrokullej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREKNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rreknej diçka ose kur rreknehem. Ndoqi me vëmendje rreknimin e gurëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREKNÍM ndajf. Tatëpjetë, teposhtë. U nis rreknim për në vërri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RREKSHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap me rreka, me rezhda në qafë. Rrekshan i vjetër. Jepi ujë rrekshanit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÉKUR (i, e) mb. 1. Që është i ngadaltë, i ngathët. Punime të rrekura.2. Që përpiqet të bëjë apo të arrijë diçka. I rrekur të binte në sy, u turpërua më shumë.Sin.: i ngadaltë, i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.