Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÉGULL,~I m. vet. nj. 1. Të qenët e çdo sendi në vendin e vet, aty ku duhet dhe ashtu siç duhet të jetë; kund. rrëmujë. Në klasë ka rregull. Vë në rregull orenditë. E mban shtëpinë në rregull. Mos e prish rregullin.
2. Parim sipas të cilit kryhet një veprim; zakon, shprehi e ngulitur. E kam si rregull. E bëj sipas rregullit. Veproi jashtë çdo rregulli.
3. Gjendje në të cilën çdo gjë është ose bëhet sipas disa kërkesave apo kritereve të vendosura; disiplinë, rend. Rregull i rreptë. Vepron sipas rregullit ushtarak. Mbaj rregull. E bëri në rregull. Dokumenti është në rregull.
4. Kryerja e një veprimi duke e përsëritur sipas një rendi të caktuar; rregullsi. Paguante në rregull faturat mujore. Çdo emision kulturor ajo e ndjek në rregull. I bënte pa rregull detyrat.
✱Sin.: shprehi, disiplinë, normë, shart, korrektesë.
♦ S’është në rregull. 1. (diçka). Nuk shkon mbarë, i mungon diçka që e bën të mos punojë, të mos ecë, të mos jetë si duhet etj. 2. (dikush). Flet ose vepron në mënyrë jonormale a të çuditshme; sillet keq, duket si i luajtur. S’është në rregull (mirë) nga *trutë (dikush).
RRÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT Parim i nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive, që shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zhvillimin e diçkaje. Rregulla të përgjithshme. Rregulla të brendshme. Rregulla të reja. Rregulla gramatikore. Rregulla teknike. Rregullat e drejtshkrimit. Rregullat e qarkullimit. Rregullat e mirësjelljes. Rregullat e shoqërisë. Rregullat e shkollës. Rregullat e lojës. Zbatimi i rregullave. Vendos rregulla. Zhvillohet sipas disa rregullave.
✱Sin.: normë, parim, rregullsi, ligj, kriter, mënyrë.
♦ Rregulla e treshit mat. shih tek TRESH,~I. Rregulla e artë e mekanikës fiz. shih tek ARTË (i, e).
RREGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rregulloj diçka apo kur rregullohem; kund. çrregullim. Rregullimi i shtëpisë. Rregullimi i biçikletës. Rregullimi i rrugëve. Merret me arnim…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉGULL,~I m. vet. nj. 1. Të qenët e çdo sendi në vendin e vet, aty ku duhet dhe ashtu siç duhet të jetë; kund. rrëmujë. Në klasë ka rregull. Vë në rregull orenditë. E mban shtëpin…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT Parim i nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive, që shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zhvillimin e diçkaje. Rregulla të përgjithshme.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULLÁN,~E mb. Që i vë të gjitha punët në rregull. Rregullane si ajo nuk ka.
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë në rregull ose sjell përsëri në rregull diçka (flokët, rrobat etj.); kund. çrregulloj. Rregulloi shtëpinë. Kishte rregulluar flokët. 2. Bëj q…
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tërësia e rregullave në një fushë të caktuar, në një punë, në një veprimtari etj.; libri me këto rregulla. Rregullore e brendshme. Rregullore ushtara…
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULLSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vetia e një dukurie a veprimi që zhvillohet sipas një rregulli të caktuar; të qenët i rregullt; ecuria e diçkaje a zhvillimi i saj sipas ligjësive të cak…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÉGULLT (i, e) mb. 1. Që ka rregull; që ka një vend të caktuar; kund. i çrregullt. Ajo shtëpi është gjithnjë e rregullt. I renditi në mënyrë të rregullt. 2. Që bëhet ose që ndodh …
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULLTÁR mb., fet. Që bën pjesë në një urdhër të caktuar katolik. Kleri rregulltar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RREGULLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Ai që bën pjesë në një urdhër të caktuar katolik. Rregulltari i kishës sonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë