Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRAS vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp nga lart, i rëndoj diçkaje që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras. Rras plaçkat. Rras rrobat. Rras dheun. Rras thesin.
2. Mbush sa nuk nxë më, mbush plot. E rrasi barkun me bukë.
3. bised. fig. Fut brenda me forcë e me pahir; fut brenda me ngut e pa kujdes. U rrasën dy gola. E rrasën në burg (brenda). I rrasi paratë (duart) në xhep.
4. Ngjesh mirë e mirë që të mos lëvizë. Rrasi kapelën (kasketën, shapkën) në kokë. E rrasi gjer te veshët.
5. Mbështet te diçka duke e ngjeshur fort pas saj. Rrasi kokën në jastëk (te gjoksi i nënës).
6. bised. E godas fort me diçka. Ia rrasi pesë herë me grusht.
✱Sin.: rëndoj, dend, mbufat, thuk, fut, godas.
♦ *Këput e rras (fut) (dikush) keq. Rras e plas ngjeshur fort njëri pas tjetrit, shumë shtrënguar; njëri mbi tjetrin; bythë më bythë thjeshtligj.; si delet në vathë; cip më cip1.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë