Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÁQE,~T f. vet. sh. 1. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë. Rraqet e shtëpisë. Do të bëjmë gati rraqet.
2. Gjëra të ndryshme të vjetra, vjetërsira, rrangulla. Nuk merreshin më me mbledhjen e rraqeve për t’i shitur.
✱Sin.: rraçka, plaçka, rrangullina, rranga, rraqe, rraqurina, partalle, rrapashtinga.
♦ Ngriti (mblodhi) rraqet (dikush) mospërf. shih ngriti (mblodhi) leckat (dikush) mospërf. Me rraqe e me pragje me njerëz e gjithë ç’ka në shtëpi; me çdo gjë, me gjithçka; me laçka e (me) plaçka; me lecka e (me) pecka; me tesha e kotesha; me lëng e (me) plëng; me shtëpi e bagëti.
RRAQURÍNA,~T f. vet. sh. Hedhurina. Rraqurinat e qytetit. Ndodhej mes rraqurinash.✱Sin.: rraçka, plaçka, rrangulla, rrangullina, rranga, rraqe, vjetërsira, partalle, rrapashtinga.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë