Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRANGÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [RRANGÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Diçka e vjetër dhe e prishur, vjetërsirë; rrangulla. Merrej me shitblerjen e rrangallave. Rrangallat i kishin mbushur bodrumin.
2. Kafshë barre e vjetër, gërdallë. Ngarkoi rrangallën e tij dhe u nis për rrugë.
3. fig. Njeri i plakur e i pafuqishëm. Tashmë ai ishte shndërruar në një rrangallë.
4. fig. bised. Vepër a diçka tjetër që nuk ka asnjë vlerë. Pushteti ishte si rrangallë që rëndonte qytetarët e vet.
♦ I bie rrangallës flet kot.
✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rrangallinë, rranga, rraqe, rraqurina, vjetërsirë, gërdallë, partalle, rrapashtinga.
RRÁNGA,~T f. vet. sh. Rrangulla. Iku me gjithë rranga dhe nuk u kthye më.✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rraqe, vjetërsira, plaçka, rrangallë, rrapashtinga.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGALLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Vjetërsirë. I kushtonte vëmendje një rrangalline pa vlerë.2. fig. Gërdallë. Shpresonte më kot se do ta bënte atë rrangallinë të ngrihej në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë