Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRANADÁNE mb. f. Që është pa moral të mirë, e shthurur. Vajzë (grua) rranadane.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁNGA,~T f. vet. sh. Rrangulla. Iku me gjithë rranga dhe nuk u kthye më.✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rraqe, vjetërsira, plaçka, rrangallë, rrapashtinga.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGALLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Vjetërsirë. I kushtonte vëmendje një rrangalline pa vlerë.2. fig. Gërdallë. Shpresonte më kot se do ta bënte atë rrangallinë të ngrihej në …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGÁLLË mb. Që është i vjetër, i prishur dhe që nuk ka vlerë. Ndezi makinën rrangallë dhe shkoi drejt qendrës. Po vinte ngadalë një kalë rrangallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [RRANGÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Diçka e vjetër dhe e prishur, vjetërsirë; rrangulla. Merrej me shitblerjen e rrangallave. Rrangallat i kishin mbushu…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁNGULLA,~T f. vet. sh. Sende, orendi e plaçka të tjera të një shtëpie, zakonisht të përdorura a të vjetruara e pa ndonjë vlerë të madhe; rraqe. Përzgjodhi rrobat më të mira, të t…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë kërcitëse. U dëgjua një rrangullimë pjatash në kuzhinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGÚLLÍNA,~T f. vet. sh. Rrangulla. Kërkonte diçka nëpër rrangullina.✱Sin.: rrangulla, rranga, vjeturina, vjetërsira, plaçka, rraqe, rroburina, rrangallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Shkaktoj një tingull apo zhurmë të ashpër e kërcitëse. Tenxheret rrangullonin gjatë përgatitjes së drekës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGULLÚES,~E mb. Që lëshon tinguj të papëlqyeshëm a të pakëndshëm. Me një të folur rrangullues shprehu gjithë zemërimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANGÇÓR,~E mb. Që është dëmtues; shkatërrues. Makinat e reja janë më pak rrangçore.✱Sin.: dëmtues, shkatërrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kalliri i misrit. Vëlla e motër po mblidhnin me kujdes rrangat në arë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër. Ushqehej vetëm me rranica buke. Rranicat e përjavshme të mishit nuk i vinin më. ✱Sin.: copë, ngastër.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRANÍTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Marenë. Fëmijët kishin dalë të mblidhnin rranithe. Rranitheve të freskëta u vinte erë e mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁNJ/Ë,~A f. sh. ~, ~T bot. Dushk. Gjethet e rranjës kishin mbuluar shpatin e malit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë