Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRALLÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i rrallë; që është pakësuar në numër. Flokët tashmë i kishte të rralluar. Atë pasdite po punonte në arën e rralluar. Me rritjen e lartësisë ajr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚES,~E mb. Që shërben për rrallim; që bëhet për rrallim. Përdor gërshërët rralluese. Kishte filluar krasitja rralluese e shkurreve të boronicës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚES,~I m. sh. ~, ~IT bujq. Ai që merret me rrallimin e bimëve të mbjella. Rralluesit e bimëve ishin ngritur qëmenatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Ajo që merret me rrallimin e bimëve të mbjella. Rrallueseve u kishte ardhur koha për pushimin e drekës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rrallohet, që mund të pakësohet. Material i rrallueshëm. Lëndë e rrallueshme. Po përdorte një vaj për flokë të rrallueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚK,~E mb. 1. Që e ka kallirin me kokrra të rralla (për misrin). Kishte mbushur një shportë me kallinj rrallukë. 2. Që i ka dhëmbët të shtrembër e të çrregullt; dhëmbarash. Te …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kalli misri me kokrra të rralla. Rrallukët i kishte vendosur stivë në oborr.2. Ai që i ka dhëmbët të shtrembër e të çrregullt; dhëmbarash. Një rralluk …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë