Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të rrallë, i zmadhoj largësinë midis pjesëve a njësive përbërëse; kund. dendësoj. Pyllin e rralluan që të kishte më shumë hapësirë. Ka nisur puna për të rralluar bimët.
2. Pakësoj përdorimin e një pijeje, të një ushqimi, të duhanit etj. Kam filluar të rralloj brumërat. Cigaren e kishte rralluar me kohë.
3. Nis të bëj më rrallë diçka; kund. shpeshtoj. Djali i rralloi endjet poshtë e përpjetë godinave. Me kalimin e kohës i kishte rralluar edhe fjalët. Vizitat i rrallonte kur vinte fundi i verës.
✱Sin.: rrallësoj, largoj, harr, tëharr, përandis, crog, zhvesh, rrahoj, pakësoj.
RRÁLLO,~JA f. sh. ~, ~T Kalë i dobësuar; ngordhësirë. Është bërë rrallo, nuk e mban samarin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRALL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet më i rrallë; pakësohet, i zvogëlohet numri; kund. dendësohet; shpeshtohet. Flokët iu rralluan kur kaloi të tridhjetat. …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të rrallë, i zmadhoj largësinë midis pjesëve a njësive përbërëse; kund. dendësoj. Pyllin e rralluan që të kishte më shumë hapësirë. Ka ni…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRALLÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrallesë. Rrallojë misri. Veterineri u foli fshatarëve për dobinë e rrallojave.✱Sin.: rrallishtë, tëharrje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë