Fjalori


Rezultate të ngjashme

RRALLACÁK,~E mb. Rralluk. Misër rrallacak.Sin.: rralluk, rrallacik, rrallan, rrallak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLÁJKË mb. 1. fig. Që ka shtat të palidhur, shëndetlig; kund. lidhake. Vajzë rrallajkë. Është bërë rrallajkë. 2. fig. Që i ka humbur kujtesa; e matufosur. Plakë rrallajkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLÁK,~E mb. 1. Rralluk. Drithëra rralluke. 2. Që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë; i matufosur. Ishte bërë rrallak.Sin.: rralluk, rrallacak, rrallacik, rrallan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLÁN,~E mb. 1. Që është me kokrra të rralla. Rrush (misër) rrallan. 2. fig. Që ka shtat të palidhur, shëndetlig; kund. lidhak. Djalë rrallan. Ka mbetur rrallan. 3. fig. Që i ka …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vesh rrushi a kalli misri me kokrra të rralla, rralluk. Vjel (heq) rrallanët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÁLLAS ndajf. Në mënyrë të rrallë, rrallë; kund. dendur. Flas rrallas. Sin.: rrallë, rrallazi, nganjëherë, ngandonjëherë, ndonjëherë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÁLLAZI ndajf. Rrallas. Ca pika shiu binin rrallazi.Sin.: rrallë, rrallas, nganjëherë, ngandonjëherë, ndonjëherë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.