Fjalori


Rezultate të ngjashme

RRALLËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Rrallim. Rrallësimi i bimëve (i fidanëve). Mësuesi u foli nxënësve për rrallësimin e pyjeve.Sin.: rrallim, tëharrje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend ose arë me bimësi të rrallë; pyll i rrallë; rrallishtë; kund. shpeshtak. Rrallësinë me shkurre të thara. Po mbledh shkarpa në rrallësinën sipër f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÁLLË (i, e) mb. 1. Që i ka pjesët ose njësitë përbërëse të vendosura larg njëra prej tjetrës; kund. i dendur; i shpeshtë. Krehër i rrallë. Flokë të rrallë. Pëlhurë e rrallë. Pyll…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRÁLLË ndajf. 1. Larg në kohë një herë nga tjetra, me ndërprerje të gjata në kohë; nganjëherë, jo dendur; kund. shpesh. Këto ngjarje ndodhin rrallë. Ai vjen rrallë për të më takuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËGJË pacak. Ndonjë gjë e rrallë. Në atë qytet ndodhte rrallëgjë për t’u mbajtur mend.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËHÉRË ndajf. Pak herë, nganjëherë, jo rregullisht; kund. shpeshherë. Rrallëherë e përdorte këtë fjalë. E përmend rrallëherë atë ndodhi. Mëngjesi ishte i ftohtë si rrallëherë. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËKÚND ndajf. Në fare pak vende, në ndonjë vend të rrallë; kund. shumëkund. Rrallëkund mund të gjesh prodhime si këto. Si rrallëkund si në asnjë vend tjetër. Këtu ndihesh rehat…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËKÚSH pacak. Ndonjë njeri i rrallë, pakkush. Rrallëkush tregonte histori si ai. Rrallëkush mund të shpëtonte pa qeshur nga humori i tij. Si rrallëkush si asnjë tjetër.Sin.: r…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËRÓB pacak. Rrallëkush, rrallënjeri. Rrallërob lexonte libra si ai.Sin.: rrallëkush, rrallënjeri, rrallëshpirt, pakkush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRALLËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Rralloj. Bujqit i rrallësuan bimët në arë. Pas dyzetvjetorit e rrallësoi duhanin.Sin.: rralloj, tëharr.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.