Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur rrobat kur i lajmë; kopan, pallë. Rrahësi i rrobave.
2. Mjet prej thuprash të holla, prej xunkthi të thurur, prej plastike etj., që shërben për të rrahur rrobat, qilimat etj. e për t'u shkundur pluhurin. Ky është mjeshtri i rrahësve.
3. Mjet, vegël a pjesë e një mekanizmi që shërben për të rrahur, për të thërrmuar a për të goditur diçka. Rrahës mishi. Rrahës vezësh (qumështi, kremi). Rrahësi i pushkës. Rrahës dere trakullore, çoku i portës. Rrahësi i kambanës gjuhëza e kambanës, rrumbi. Rrahës drithi. Rrahës hudhrash havan hudhrash.
4. Ai që rreh dikë tjetër. Policia e ndaloi rrahësin.
5. Punëtor që rreh një metal për ta punuar; farkëtar. Rrahës i zoti.
✱Sin.: kopan, pallë, filiç, goditës, shpëlakës, rrumb, vallkua, farkëtar.
RRÁHËS,~E mb., tek. Që shërben për të goditur a për të rrahur. Mjet rrahës. Godas me çekan rrahës. Pjesët rrahëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur rrobat kur i lajmë; kopan, pallë. Rrahësi i rrobave.2. Mjet prej thuprash të holla, prej xunkthi të thuru…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë