Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRAGATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i prirë për t’u grindur apo për t’u zënë me një tjetër. Rragatari i fisit. Djalë rragatar. Bisedoj më vështirësi me një rragatar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAGATÁR,~E mb. Që grindet apo zihet me fjalë me një person tjetër, grindavec. Njeri rragatar. Është bërë rragatare.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAGATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë apo grua që është e prirë për t’u grindur apo për t’u zënë me një tjetër. Vajzë rragatare. Grua rragatare.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAGÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Grindje me fjalë, zënie. Mori pjesë në rragatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAGÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grindje me fjalë, zënie. Rragatë e zhurmshme. Nuk dua të hyj në rragatë me të.✱Sin.: rragatje, debat, polemikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAGÁTËS,~E mb. Grindavec. Djalë rragatës. Vajzë rragatëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë