Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRAFSHNÁLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjeogr. Fushë shumë e gjerë që shtrihet në lartësi të madhe mbi nivelin e detit, rrafsh shumë i hapët në vise të larta malore. Rrafshnaltë e vogël. Rrafshnaltë mes maleve. Fshati ndodhej në një rrafshnaltë. Eci nëpër rrafshnaltën e gjerë.
✱Sin.: pllajë, rrafshinë, rrafshirë, rrafshe, malsheshe.
RRAFSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara. Rrafsh i i gjerë. Rrafshi i enës. 2. Vend i sheshtë, fushë. Zbritën nga mali dhe iu drejtuan rrafs…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSH,~E mb. Që është i rrafshët. Tokë rrafshe. Traktori lëvizte në truallin rrafsh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSH ndajf. 1. Pa të ngritura e të ulura, në të njëjtën lartësi në gjithë sipërfaqen, në mënyrë të rrafshët. U qeth rrafsh. E shtriu rrafsh pirgun e dheut. E bëri rrafsh e rrafsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSH pj. As më shumë, as më pak, plot, pikërisht. Rrafsh një vit nga sot erdhi në lagjen tonë. Priti rrafsh një orë. Mbushi rrafsh gjashtë vjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vend i vogël i rrafshët, rrafshinë. Rrafshak me bar. Eci nëpër rrafshakun e gjerë. ✱Sin.: rrafsh, rrafshirë, rrafshnajë, rrafshok, shesh, log, fushë, dys…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Banor i rrafshit kundrejt atij të malësisë. Rrafshalinjtë po dalin në bjeshkë. 2. fig. Njeri pa tipare burrërie, që sheh vetëm interesin e vet. Ru…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁFSHAS ndajf. 1. Rrafsh; rrafshazi. U shtri rrafshas. 2. edhe fig. Kur bisedon shtruar me dikë. Folën rrafshas me njëri-tjetrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁFSHAZI ndajf. Rrafsh; rrafshas. U ulën rrafshazi të pushonin.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrafshon ose kur rrafshohet një sipërfaqe. Të gjithë punonin në rrafshimin e tokës. Po bënin rrafshimin e disa kodrave. 2. Diçka që është …
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÍN/Ё,~A f. sh. ~A, ~AT Vend i rrafshët; krahinë pa male e kodra. Rrafshinë e lartë (e ulët, e hapur). Rrafshinë e pyllëzuar. Fshati gjendet në një rrafshinë.✱Sin.: rrafsh, rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrafshinë. Punoj në rrafshirë. Rrafshira të përshtatshme për t’u mbjellë. 2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje rrafshirash. Rra…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÍT vep., ~A, ~UR Rrafshoj. Traktori e rrafshiti kodrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHJÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor i rrafshit; fusharak. Takohem me një rrafshjan. 2. Ai që veron në vërri, përballë atij që veron në bjeshkë; vërritar; kund. bjeshkatar. Rrafshj…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të rrafshët një sipërfaqe; e sheshoj. Rrafshoj truallin (oborrin). 2. Mbush rrafsh diçka. Rrafshoj tenxheren. Rrafshoj thesin. 3. Vë në një…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Rrafshinë e vogël. Rrafshoku i epërm. Rrafshoku i poshtëm. I bie mespërmes rrafshokëve.✱Sin.: rrafshirë, rrafsh.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukth i madh që rrafshon dërrasa; plan. Punoj në rrafshor. Dërrasat ishin te rrafshori.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÓR,~E mb. 1. Që ka trajtën e një rrafshi, që është si një shtresë e hollë e rrafshët. Shtresë rrafshore. Formë rrafshore. 2. mat. Që lidhet me rrafshet, që ka të bëjë me stud…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRAFSHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vegël muratori me një dorezë të vogël, që përdoret për të rrafshuar suvanë e njomë në mure apo lyerjen; perdah. Përdor rrafshoren e imët.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁFSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrafsh i hapët në vise të larta malore, rrafshnaltë. Rrafshë me bar. Kalova nëpër rrafshën e gjerë.✱Sin.: pllajë, rrafshinë, rrafshirë, rrafshe, malshesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRÁFSHЁT (i, e) mb. 1. Që nuk ka të ngritura e të ulura, që e ka sipërfaqen të drejtë në të gjithë shtrirjen, i sheshtë. Terren i rrafshët. Sipërfaqe e rrafshët. Rruga për në fshat…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë