Fjalori
RRËZËLLEJ

RRËZËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER jokal. 1. vet. v. III Ndrit duke lëshuar rreze; shkëlqen duke pasqyruar rrezet; vezullon. Rrëzëllente dielli. Rrëzëllejnë yjet. I rrëzëllejnë flokët.
2. edhe fig., vet. v. III Shkëlqej shumë nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër e brendshme; çelet e bëhet e hareshme nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër (për fytyrën); ndrin. Unë rrëzëllej, sepse jam e lumtur. I rrëzëllejnë sytë. I rrëzëllen fytyra. Rrëzëllente nga gëzimi.
Sin.: vezulloj, shkëlqej.


Rezultate të ngjashme

RRËZËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Rrëzëllimi i diellit.2. fig. Gjendja kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Vërejti rrëzëllimin e saj kur i foli.3…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËZËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndriçim ose shkëlqim i qartë e i fortë si rreze që dridhen, i cili vjen nga një send; vezullim, xixëllimë. Vuri syzet për shkak të rrëzëllimës së d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËZËLLÓR,~E mb. poet. Rrëzëllues, vezullues. Dritë rrëzëllore. Fytyrë rrëzëllore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRЁZЁLLÚES,~E mb. 1. Që ndrin qartë e fort, duke lëshuar rreze që dridhen. Dritë rrëzëlluese. Dëbora rrëzëlluese. 2. fig. Që shkëlqen shumë nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËZËLLÝER (i, e) mb. Që shkëlqen, i ndritshëm. I pëlqenin njerëzit me sy të rrëzëllyer.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.