Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËSHQÍTAS ndajf. 1. Duke rrëshqitur, me rrëshqitje. Zbriti rrëshqitas. E lëshoi rrëshqitas.
2. fig. Pa u ndier, fshehurazi. Erdhi rrëshqitas. Ecnin rrëshqitas.
3. Duke e prekur fare pak, për rrëshqit. E kapi plumbi rrëshqitas.
4. fig. Pa u ndalur në diçka, kalimthi, shkarazi; pa u thelluar, për rrëshqit. E përmendi rrëshqitas. Si rrëshqitas më erdhi fjala... I hodhi një shikim rrëshqitas.
✱Sin.: rrëshqit, rrëshqanthi, tërthoras.
RRËSHQÁN vep., ~A, ~UR kal. Zvarrit. E rrëshqani deri te dera e dyqanit.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÁNAS ndajf. Rrëshqanë. Eci rrëshqanas. Iu afrua rrëshqanas. Shkon rrëshqanas e kokulur. ✱Sin.: zvarrë, zvarras, tokas, tokazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRËSHQÁN/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zvarritem. Rrëshqanej nëpër shkallë që të mos bënte zhurmë.2. pës. e ZVARRÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQANÓR,~E mb. 1. zool. Zvarranik. Kafshë rrëshqanore. 2. bot. Që e ka kërcellin të shtrirë për tokë, që nuk rritet drejt lart; zvarritës. Dëllinja rrëshqanore.✱Sin.: zvarranik,…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÁNË ndajf. 1. Me barkun ose me trupin pas dheut, pa u ngritur mbi këmbë; duke rrëshqitur me vështirësi mbi sipërfaqen e tokës; zvarrë. Ecën rrëshqanë. Shkon rrëshqanë. I tërh…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÁNËS,~E mb. 1. zool., bot. Zvarritës. Bimë rrëshqanëse.2. Që është shumë i rëndë e i plogët (për një njeri). Djalë rrëshqanës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQ/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTÚR jokal. 1. Kaloj ose lëviz lehtas e me shpejtësi mbi një sipërfaqe të lëmuar a të pjerrët pa ndeshur ndonjë pengesë; kalon pa ngecur; shkas. Rrëshqas mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÉM/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shkurre që rritet në kodra të pjerrëta. Priste me sëpatë disa rrëshqeme.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÍT ndajf. 1. Duke e prekur fare pak, duke e çikur lehtë; rrëshqitas. I shkoi për rrëshqit. 2. fig. Pa u ndaluar në diçka, kalimthi, për pak çaste, shkarazi; pa u thelluar mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËSHQÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i lagët me baltë ose me akull, ku të rrëshqasin këmbët; shkazmë. Rrugë me rrëshqita. Fëmijët luanin nëpër rrëshqitat me akull. U bë toka rrëshq…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë