Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËNJÓR,~E mb. 1. bot. Që ka të bëjë me rrënjën e bimës, i rrënjës. Sistemi rrënjor. Studioj zhvillimin rrënjor të bimëve.
2. bot. Që ka kërcell të nëndheshëm të trashë e të tultë (si panxhari, karota etj.). Bimë rrënjore. Perime rrënjore.
3. gjuh. Që i përket rrënjës së fjalës, i rrënjës. Pjesa rrënjore e fjalës. Morfemë rrënjore. Zanore rrënjore.
4. gjuh. Që përbëhet vetëm nga rrënja (për fjalët); që i ka fjalët të përbëra vetëm nga rrënja, pa ndajshtesa (për disa gjuhë). Fjalë rrënjore. Gjuhë rrënjore.
RRËNJÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kim. Grup atomesh të lidhura ndërmjet tyre brenda një molekule, të cilat e ruajnë këtë lidhje dhe vetitë e tyre gjatë ndryshimeve që pëson molekula në përbërje të ndryshme. Rrënjor i lirë. Rrënjor organik.
2. mat. Shenjë në trajtën e shkronjës V me krahun e djathtë të zgjatur drejt, e cila vihet mbi një numër a shprehje algjebrike për të nxjerrë rrënjën në atë shkallë, që shënohet me një shifër në krahun e majtë të kësaj shenje; përfundimi që del nga nxjerrja e një rrënje. Gjej rrënjorin.
3. gjuh. Rrënja e fjalës, temë rrënjore. Rrënjori i temës.
RRËNJÓRE,~T f. vet. sh. bot. Familje bimësh si panxhari, karota, rrepa etj. që kanë rrënjë të trashë e të tultë, e cila përdoret si ushqim për njerëzit e për kafshët, në industrinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bujq. Degë e hollë që vihet të lëshojë rrënjë për ta përdorur si fidan. Shqemja shumëzohet me rrënjoma.2. bot. Mënjollë. Rrënjomë fiku.✱Sin.: lastar,…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJÓS vep., ~A, ~UR kal. Ngul mirë në mendjen e në ndërgjegjen e dikujt një dije, një mendim, një ndjenjë etj.; bëj që të zërë rrënjë te dikush; kund. çrrënjos. I rrënjos një shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RRËNJÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. bujq., vetv. Rrënjëzohet. Rrënjosen filizat.2. fig. Ngulitet në mënyrë të qëndrueshme, zë vend thellë, lëshon rrënjë, zë rrënjë; kund.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRЁNJÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrënjos a rrënjoset diçka; kund. çrrënjosje. Rrënjosja e parimeve demokratike. Rrënjosja e tolerancës njerëzore.✱Sin.: ngulitje, murosje, r…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJÓSUR (i, e) mb. Që është ngulitur në mënyrë të qëndrueshme, që ka zënë vend thellë, që ka lëshuar rrënjë; i ngulitur. Traditë e rrënjosur. Besim i rrënjosur. Koncept i rrënjos…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë