Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËNJËSÓR,~E mb. 1. Që prek thelbin e diçkaje, themelor, thelbësor; i thellë. Dallime rrënjësore. Kthesë rrënjësore. Ndryshim rrënjësor. Shndërrime rrënjësore. Në mënyrë rrënjësore.
2. gjeol. Që është në vendin e ngjizjes së vet fillestare, amënor; kund. i ardhur. Shkëmbinj rrënjësorë.
✱Sin.: esencial, i rrënjësishëm, i rrënjshëm.
RRËNJ/Ë,~AІ f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Pjesa kryesisht nën dhe e një bime barishtore, e një shkurreje a e një druri, që e mban atë të ngulur dhe që i shërben për të thithur ujin a ushq…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJ/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Lloj dushku me trup të drejtë e me gjethe si të gështenjës, që bën lende të bashkuara zakonisht tri e nga tri dhe që përdoret për lëndë ndërtimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËDÁLË mb., bised. 1. Që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës; si mallk. që mos pastë fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja! Burrë rrënjëdalë. E la rrënjëdal…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËS,~E mb. Që është prej së lashti në atë vend ku banon, vendas; kund. i ardhur, ardhës. Popullsia rrënjëse. Banorë rrënjës.✱Sin.: vendës, anas, anës, autokton, vendar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i hershëm i një vendi, ai që banon aty ku kanë jetuar gjithnjë paraardhësit e tij, vendas. Janë rrënjës në atë fshat. Donte të bisedonte me rrënjësit…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e hershme e një vendi, ajo që banon aty ku kanë jetuar gjithnjë paraardhësit e saj, vendase. Rrënjëse e fshatit.✱Sin.: vendëse, anase, anëse, au…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËSÍ,~A f., përmb. Tërësia e rrënjëve; prejardhje, rrënjët. Aty e kemi rrënjësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Fije e hollë që del nga degëzimi i rrënjës kryesore; fije e hollë që nxjerr si rrënjë fara kur sapo fillon të mbijë. Rrënjëz e re. Rrënjëz e imët. Rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Veprimi kur rrënjëzoj a rrënjëzohet diçka. Rrënjëzimi i fidanit. Rrënjëzimi i bimës. Periudha e rrënjëzimit. ✱Sin.: rrënjosje, shtrapëzim, zënie.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËNJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq. 1. kal. Bëj që të lëshojë rrënjë një fidan ose një pjesë e një bime që përdoret për shumëzim. Rrënjëzoj një degë. Rrënjëzojnë shpatulla dhe këmbëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë