Fjalori
RRËNJË

RRËNJ/Ë,~AІ f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Pjesa kryesisht nën dhe e një bime barishtore, e një shkurreje a e një druri, që e mban atë të ngulur dhe që i shërben për të thithur ujin a ushqimin; pjesa e nëndheshme e disa bimëve, që përdoret për ushqim, për të bërë barna a pije ose për të përgatitur sendendryshme. Rrënjë e thellë. Rrënjë kryesore. Rrënjëkalbura. Qafa e rrënjës. Lëshon rrënjë. I pres rrënjët. Shkul rrënjën. E nxjerr me gjithë rrënjë. Shtoj me rrënjë.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje rrënjësh. Rrënjë ajrore rrënjë dytësoreshkëputet prej degëve, që qëndrojnëvarura, duke kryer funksionin thithësujit. Rrënjë boshtore rrënjë kryesorezhvillohetshumë se degëzimet anësore. Rrënjë dytësore tërësi rrënjësh që nisen nga rrënja kryesore, duke formuar rrënjët e boshtitdytë. Rrënjë frymëshkëmbyese rrënjësiguron thithjen dhe nxjerrjen e ajrit nëpërmjet indeve speciale ajërmbajtëse dhepërcjell oksigjeninrrënjët e zhytura në ujë. Rrënjë kryesore rrënjë embrionale, e cila zakonisht edhe degëzohet. Rrënjë thithëse rrënjëzhvillohetbimët parazitare dheushqehet me lëndëgatshme organike nga indet e bimëvetjera.
3. Një bimë e mbjellë ose një pemëjep kokrra; një bimë a një dru si njësi numërimi. Dyzet rrënjë mollë. Njëzet rrënjë ullinj. Mbollën pesëqind rrënjë pemë. Plehërojnë çdo rrënjë.
4. anat. Pjesa me të cilën një organ me trajtëzgjatur është kapur ose është ngulur në një ind; pjesa e prapme e një organitillë. Rrënja e flokut. Rrënja e thoit. Heq rrënjët e dhëmbit. I këputi rrënjët.
5. fig. Burimi më i parë e më i thellë i një dukurie, prejardhja; themeli. Rrënjët e vërteta. Rrënjët e gabimeve. I gjeti rrënjët diçkaje. E mësoi me rrënjë.
6. gjuh. Pjesa kryesore e fjalës, që nuk mundndahet më tej në pjesë përbërëse, që bart e ruan kuptimin themelor dheshërben si bazë për të formuar fjalëreja me anë parashtesash, prapashtesash etj. Rrënjë emërore (foljore). Rrënjë njërrokëshe (dyrrokëshe). Rrënja e përbashkët. Fjalë të një rrënje. I gjej rrënjën fjalës.
7. mat. Numër a shprehje algjebrike, që, kur ngrihetfuqi, jep madhësinë e dhënëparë; numërshërben si zgjidhje e një barazimi. Rrënjë katrore. Rrënjët algjebrike. Shenja e rrënjës. Nxjerr rrënjën katrore të një numri. Ngrefuqi një rrënjë.
8. kim. Grup me atomemolekulat e lëndëve kimike, që merr pjesëreaksionet pa u ndryshuar. Rrënjë kimike. Rrënjë acide. Rrënjë e lirë.
9. bised. Prejardhja e një njeriu, familja a farefisi nga vjen dikush; mbështetja e përkrahja që ka dikush nga njerëzit e afërm ose të njohur, rrethi i ngushtë. Rrënja e një njeriu (e një fisi). Ka rrënjëthella (të forta) dikush. Rrënjë pas rrënje brez pas brezi. Është pa rrënjë ka mbetur pa familje. I ka dalë rrënja ka mbetur pa fëmijë, pa trashëgimtarë. I ka rrënjët të shkulura ka mbetur fill i vetëm, i shkretë, pa të afërm, pa njeri.
Sin.: rrëzë, degë, këmbë, burim, shkak.
U *rrap e rrënjë (dikush). I ka dalë rrënja (dikujt) ka mbetur pa fëmijë; nuk ka trashëgimtarë a pasardhës; iu shua pragu; iu mbyll shtëpia. *Degë pa rrënjë. I gjej rrënjët (diçkaje) zbuloj burimin a fillimin e diçkaje, gjej shkakun e një dukurie ose motivin e një veprimi; i nxjerr (i zbuloj) rrënjët. Ia heq rrënja (dikujt) i pëlqen diçka, shkon me shijet e tij; e ka fituar dhe e trashëgon nga paraardhësit; ia ka qejfi. I ka rrënjët *të shkulura (dikush). Ka rrënjëthella. 1. (dikush). Është prej kohësh e brez pas brezi i ngulur diku; ka zënë vend prej kohësh e nuk e shkul dot; është vendosur mirë diku e nuk e luan askush; s’e luan (s’e tund) (as) topi. 2. (dikush). Ka përkrahje a nxitjefshehtë, dikush e mbron e ia jep fuqinë; prej kohësh ka krijuar lidhjeforta e të qëndrueshme me shumë njerëzrëndësishëm; i ka shpatullatngrohta. 3. (diçka). Është e lidhur ngushtë me diçka tjetër, vjen a shkaktohet prej saj, motivohet me të; nuk dihet se cili është shkaku i diçkaje, është shumë vështirë t’ia gjesh fillin. I kam rrënjët mbi *ujë. E kap nga rrënjët (diçka) e njoh mirë dhe e nisnga fillimi ose që nga ana më e rëndësishme; merrem me burimin, me shkakun ose me thelbin e diçkaje; e zë (e kap) demin (kaun) për brirësh (nga brirët). *Lis me rrënjëthella. Mburr *degët pa parë rrënjët (dikush). I nxjerr (i zbuloj) rrënjët (diçkaje) ia gjejgjitha, e zbuloj me themel, s’lë gjë pa mësuar për të, i shkoj derifund; i gjej rrënjët; i nxjerr ujët; i nxjerr tabanin. Ia pres rrënjët (diçkaje) ia këput atë që e mban a që e ushqen diçka, ia heq burimin e zhvillimit, të përhapjes etj. Me rrënjë e me degë me gjithçka e shumë mirë, të gjitha me hollësi; me dhëmbë e (me) dhëmballë; zorrët e barkut; fundin e barkut (dikujt). 2. Shumë rëndë, pa lënë gjë pa i thënë dikujt, duke ia numëruargjitha; rrënjërrënjë. Nga rrënja gjerdegë me hollësi, imtësisht e për gjithçka, duke i mësuargjithadhënat. Me rrënjë e me dhëmballë shih me dhëmbë e (me) dhëmballë. Me rrënjë e me farë që në kohëlashta e pa ndërprerje; nga njëri breztjetrin; bark pas barku; rrënjë pas rrënje; gjysh pas gjyshi; gjysh stërgjyshi. Me rrënjëkalbura pa mbështetjefortë, që nuk është i sigurt; i dobët, që e ka të vështirëpërballojë diçka a të ruajë një gjendje (për njerëz). Rrënjërrënjë 1. shih me rrënjë e me degë. 2. Me hollësi, imtësisht e për gjithçka. Rrënjë pas rrënje shih brez pas brezi. Shkoirrënjë të vet (dikush) keq. shih vajti në fis keq. E shkul nga rrënjët (me rrënjë). 1. (dikë). I heq çdo mundësi për të jetuar; e zhduk, e shfaros, e zhbëj. 2. (diçka). E shkatërrojnga themelet, e zhduk krejt që të mos dalë a të mos zhvillohet më. Ka zënë rrënjë. 1. (dikush). Ka zënë vend përgjithmonë diku, është ngulur përgjithnjë; ka shkuar në një vend e s’do të ikë a s’e lëviz dot askush më që andej; leu e mbiu (aty); shtroi gunën; shtroi rrogozin; na mbiuvatër; ka hedhur çengelat. 2. (diçka). Ka zënë vendqëndrueshëm, është rrënjosur fort, është ngulitur; i është rrënjosurgjak (dikujt); bëri vend.


Rezultate të ngjashme

RRËNJËDÁLË mb., bised. 1. Që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës; si mallk. që mos pastë fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja! Burrë rrënjëdalë. E la rrënjëdal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËDÁL/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës. Ç'e gjeti, rrënjëdalin. I shoi pragun, rrënjëdali.Sin.: rrënjëshkulur, rrënjëshuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËS,~E mb. Që është prej së lashti në atë vend ku banon, vendas; kund. i ardhur, ardhës. Popullsia rrënjëse. Banorë rrënjës.Sin.: vendës, anas, anës, autokton, vendar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i hershëm i një vendi, ai që banon aty ku kanë jetuar gjithnjë paraardhësit e tij, vendas. Janë rrënjës në atë fshat. Donte të bisedonte me rrënjësit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e hershme e një vendi, ajo që banon aty ku kanë jetuar gjithnjë paraardhësit e saj, vendase. Rrënjëse e fshatit.Sin.: vendëse, anase, anëse, au…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËSÍ,~A f., përmb. Tërësia e rrënjëve; prejardhje, rrënjët. Aty e kemi rrënjësinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËSÓR,~E mb. 1. Që prek thelbin e diçkaje, themelor, thelbësor; i thellë. Dallime rrënjësore. Kthesë rrënjësore. Ndryshim rrënjësor. Shndërrime rrënjësore. Në mënyrë rrënjësore…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Fije e hollë që del nga degëzimi i rrënjës kryesore; fije e hollë që nxjerr si rrënjë fara kur sapo fillon të mbijë. Rrënjëz e re. Rrënjëz e imët. Rr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Veprimi kur rrënjëzoj a rrënjëzohet diçka. Rrënjëzimi i fidanit. Rrënjëzimi i bimës. Periudha e rrënjëzimit. Sin.: rrënjosje, shtrapëzim, zënie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËNJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq. 1. kal. Bëj që të lëshojë rrënjë një fidan ose një pjesë e një bime që përdoret për shumëzim. Rrënjëzoj një degë. Rrënjëzojnë shpatulla dhe këmbëz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.