Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËMBÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbush plot e përplot. I rrëmbushën thasët. 2. Më mallëngjen sa më mbushen sytë me lot. I rrëmbushi sytë me lot.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËMBÚSHJ/E,-A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëmbush diçka ose kur rrëmbushem; mbushje. Rrëmbushje për jastëkë.2. Mallëngjim. Fliste me rrëmbushje për vendlindjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËMBÚSHUR (i, e) mb. Që është rrëmbushur. I kishte sytë të rrëmbushur.✱Sin.: i mbushur, i përlotur, i mallëngjyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë