Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RRËMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëmbej diçka a dikë. Rrëmbimi i kafshëve. Rrëmbimi është akt i rëndë penal.
2. Lëvizje e shpejtë, e fuqishme dhe e menjëhershme; veprim i shpejtë e i vrullshëm; vrull, turr. Vjen (ikën, shkon) me rrëmbim. Rrjedh me rrëmbim. Sulet (vërsulet) me rrëmbim. Ngrihet (ulet) me rrëmbim. E përplasi me rrëmbim. Shiu binte me rrëmbim. Era frynte me rrëmbim.
3. Ngut i madh për të bërë diçka, nxitim pa u menduar. E piu me rrëmbim. Në rrëmbim e sipër.
4. Zemërim i menjëhershëm, mospërmbajtje e vetvetes; zjarr. Foli me rrëmbim. I shtyrë nga rrëmbimi.
✱Sin.: grabitje, gllabërim, zaptim, pushtim, rrokje.
RRËMBIMTÁR,~E mb. Grabitqar. Shpend rrëmbimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËMBÍMTHI ndajf. Me shpejtësi të madhe e me vrull, me rrëmbim; me nxitim, me ngut të madh. Hyri rrëmbimthi. E vështroi rrëmbimthi. E zura rrëmbimthi.✱Sin.: rrëmbyeshëm, rrëmbyer, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë