Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►RRЁKЁLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Bie teposhtë duke u sjellë rreth vetes, lëviz tatëpjetë duke u rrotulluar, rrokullisem; përmbysem. U rrëkëllye në përrua. U rrëkëllyen njëri pas tjetrit. Rrëkëllehen tatëpjetë malit.
2. vetv. Kthehem e përkthehem në vend, sillem rrotull vetes i shtrirë në një vend. Rrëkëllehem në shtrat. Rrëkëllehem sa nga një anë në tjetrën.
3. fig., vetv. Përmbysem; bie nga pushteti ose fuqia, marr të tatëpjetën, rrëzohem. U rrëkëllyen mbretëritë.
4. pës. e RRËKËLLÉJ.
✱Sin.: rrokullisem, rreknehem, rrotullohem, mposhtem.
RRËKËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrokullis. Rrëkëllej gurët. E rrëkëlleu në përrua. E rrëkëlleu poshtë.
2. E pi menjëherë, e pi me fund. Rrëkëllej gotën e rakisë. E rrëkëlleu me një frymë.
✱Sin.: rrokullej, rreknej, pi, rrufit, rrufis.
RRËKËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrokullis. Rrëkëlle…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëkëllej dikë a diçka apo rrëkëllehem, rrokullisje; përmbysje. Rrëkëllimi i gurëve. E piu me një rrëkëllim. Historia na tregon për rrëkë…
Shfaq përkufizimin e plotë →RRËKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrokullimë. U dëgjua një rrëkëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë