Fjalori
RRËGJOHEM

RRËGJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem e zvogëlohem ose nuk rritem sa duhet e mbetem i pakët nga një sëmundje, nga mungesa e veprimtarisë, e ushqimit etj., tkurrem e thahem pak nga pak; dobësohem, fishkem (për qeniet e gjalla dhe për pjesët e tyre). Iu rrëgjua trupi. U rrëgjuan bimët. U rrëgjua e u mblodh sa një grusht.
2. vet. v. ІІI. I zvogëlohen përmasat, bëhet më i vogël a më i shkurtër, zvogëlohet, shkurtohet; tkurret, mblidhet. Rrëgjohet dita. U rrëgjua hëna. Rrëgjohen dërrasat.
3. edhe fig. libr., vet. v. ІІI Kthehet në një gjendje më të ulët a më të thjeshtë; ngushtohet, kufizohet, mbetet vetëm në një anë. Rrëgjohet çështja. Rrëgjohet ndjenja.
4. Matufosem, rrjedh nga trutë. U rrëgjuapleqëri.
Sin.: tkurrem, mpakem, dobësohem, fishkem, shkurtohet.


Rezultate të ngjashme

RRËGJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III E bën të zvogëlohet, e bën të tkurret e të mblidhet pak nga pak; dobëson (një ind). Ia rrëgjoi trupin sëmundja. 2. Picërroj (për sytë)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RRËGJÓLL,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Elbth. I doli një rrëgjoll në sy.Sin.: kath, byc, elbanik, grurth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.