Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RONÍTUR (i, e) mb. 1. Që është thërrmuar e shkoqur; që është gati të shkërmoqet e të bjerë, i kalbur, i prishur; që bie copë, që është brejtur a që është grirë (nga mola, nga dielli etj.). Çati (portë) e ronitur. Kullë (shtëpi) e ronitur. Shkëmb i ronitur. Rroba të ronitura. Letër e ronitur.
2. fig. Që e kanë lënë krejt fuqitë, i pafuqishëm (nga puna e rëndë, nga sëmundja, nga pleqëria etj.). Plak i ronitur.
3. fig., bised. Që ka rrjedhur nga trutë, i matufosur.
✱Sin.: i thërrmuar, i grirë, prishur, i pafuqishëm, i rraskapitur, i roitur, i matufosur.
RONÍT (RONÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Thërrmoj, e bëj thërrime; shkoq; e bëj copë-copë; e brej a e grij. Ronit duhanin. Ronit misrin. Ronit plisat e dheut. Ronit shkëmbin. I roniti perdet dielli.
2. fig. E bëj krejt të pafuqishëm, e dërrmoj. E ka ronitur sëmundja.
✱Sin.: thërrmoj, grij, brej, rraskapit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë