Fjalori
ROL

ROL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. teatër. Detyra që ka një aktor në një pjesë teatrale, në një film etj. sipas aftësive për të interpretuar një pjesëcaktuar. Rol kryesor (episodik). Ndaj rolet. Mësoj (studioj) rolin.
2. Figura (personazhi) që mishëron dhe paraqet aktoriskenë, në film etj. rolin e Hamletit. Luan (interpreton) rolin e mjekut.
3. Vendi që zë diçka ose dikush në një veprimtari, në një punë, në një organizëm etj., funksion, punë; puna ose detyrabën ose që merr përsipër dikush përkohësishtvend të një tjetri. Roli i zemrës (i trurit). Roli i foljesfjali. Në rolin e drejtorit (e përgjegjësit). Ka rol ndihmës. Luan rolin e përçuesit (e ftohësit).
4. Ndikimi dhe rëndësia e dikujt në një fushëjetës shoqërore; shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimitdikujt a të diçkaje në një veprimtari; veprim. Rol pozitiv (aktiv). Rol politik (ekonomik, shoqëror). Roli vendimtar i mediave. Roli historik i KongresitManastirit. Familja luan një rol të rëndësishëmzhvillimin e fëmijës. Njeri që ka pasur një rol të dorësparëjetën politike. Roli i burrit (i gruas, i prindit). Roli i artit (i shkencës). Luan rol ka rëndësi, ushtron ndikimndjeshëm. Nuk ka (nuk luan) ndonjë rol nuk ka rëndësi, nuk ushtron ndonjë ndikim.
Sin.: funksion, rëndësi.
Futem (hyj) në rol 1. E përvetësoj mirë një detyrë të re; mësohem me një gjendje të re. 2. Arrijbëj si dikush; luaj rolin (e dikujt). Luaj rolin (e dikujt) shtirem si dikush tjetër; sillem ndryshe nga ç’jam në të vërtetë për të arritur qëllimecaktuara; futem (hyj) në rol.


Rezultate të ngjashme

ROLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pajisje e përbërë prej listelash druri, plastike, alumini etj., që ulet e ngrihet duke e mbledhur me anë të një rripi dhe që shërben për të mbyllur plotës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.