Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Njeri, zakonisht i armatosur, i ngarkuar për të ruajtur diçka a dikë, rojtar; pjesëtar i një grupi të ngarkuar për të ruajtur diçka a dikë. Rojë e armatosur. Rojë nate. Roja e institucionit. Rojë pyjesh. Rojë bregdetare. Rojë personale. Vë rojë. Lajmëroj (thërres) rojën. Rri rojë.
2. Detyra për të ruajtur, për të mbrojtur dhe për të mbikëqyrur diçka a dikë që të mos e sulmojnë, të mos e dëmtojnë a të mos e grabitin. Shërbimi i rojës. Dita e rojës. Vendi i rojës. Bëj rojë ruaj. Kam rojë. Jam (rri) në rojë. Marr (dorëzoj) rojën.
3. përmb. Njësi ose trupë e vogël ushtarake, e caktuar për të kryer shërbimin e patrullimit, të mbikëqyrjes dhe të ruajtjes së diçkaje, vendi i qëndrimit të kësaj njësie. Trupi i rojës. Vendi i rojës. Oficeri i rojës. Ndërroj rojën.
4. Shërbim që i ngarkohet dikujt herë pas here për të përmbushur një detyrë a një nevojë në orët e pushimit të përgjithshëm; njeriu ose institucioni që e kryen këtë shërbim. Nëpunësi i rojës. Mjeku (infermieri) i rojës. Mamia e rojës. Farmacia e rojës. Dhoma (kabina) e rojës. Posta (anija) e rojës (usht.). Kam (bëj) rojën.
5. Ruajtje; kursim. Në rojë të... në mbrojtje të... Rojë nderi a) shërbim i veçantë që bëhet për nder të dikujt ose për të nderuar kujtimin e dikujt; b) trupë e veçantë që radhitet për nder të dikujt. Ndërrim roje heqja e një njeriu ose e një grupi të veçantë dhe zëvendësimi me të tjerë në një post drejtues pa sjellë ndonjë ndryshim në politikë ose në mënyrën e drejtimit.
✱Sin.: ruajtës, rojtar, sogjetar, sogje.
♦*Qen rojë (besnik) (i dikujt) përb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë