Fjalori
ROITUR

ROÍTUR (i, e) mb. Që i ka ikur mendja, i rrjedhur. Plak i roitur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ROIT
ROIT

ROÍTI vep., ~A, ~UR jokal., vet. v. III 1. blet. Çohet e ikën gjetiu nga zgjoi bashkë me matkën një pjesë e bletëve, kur shtohen, për t’u lëshuar vendin matkës së re dhe zogave; lëshon, shtie, luzmon. Roiti bleta.
2. Bën një zhurmë si ajo kur ikin bletët; zukat, gumëzhin. Roit shiu (era). Roitin zërat e fëmijëve. Më roitin veshët.
3. fig. shfaqet me shumicë e përnjëherësh, më gëlon. roitin mendimet (kujtimet).
4. fig., edhe v. I Luaj nga mendja, rrjedh, shkalloj; i ikën (mendja). Roiti plaku. I roiti mendja. I roitën trutë.
5. Shket, vithiset. Roiti dheu. Roiti vendi.
6. Rrjedh. Roit ena.
Sin.: luzmon, gumëzhin, zukat, gëlon, çmendem, shkalloj, ronitem, vithisem, rrjedh.

ROIT

ROÍTII vep., ~A, ~UR krahin., jokal. Lodhem, këputem. Roitapunë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.