Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ROBËRÚES,~E mb. 1. Që synon të robërojë një tjetër; që e vë nën zgjedhë dikë, që e kthen në rob. Luftë robëruese. Politikë robëruese.
2. Që është krejt në dëm të njërës palë, që përmban kushte të rënda për njërën anë. Marrëveshje robëruese. Kushte robëruese.
3. fig. Që të bën për vete, që të magjeps. Vështrim robërues.
✱Sin.: skllavërues, skllavërues, magjepsës.
ROBËRÚAR (i, e) mb. Që ka humbur lirinë dhe pavarësinë, që ka rënë nën zgjedhën e huaj, që është në robëri. Popull (vend) i robëruar. Njerëz të robëruar.✱Sin.: i pushtuar, i skllav…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë