Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ROBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I heq lirinë dhe pavarësinë dikujt me dhunë, e vë nën zgjedhë; nënshtroj. Robëruan popullin. Robëruan vendin.
2. fig., kal. E vë plotësisht nën pushtetin tim, e bëj t’u bindet dëshirave të mia, e bëj për vete. I robëroi zemrën (vullnetin). Kjo këngë të robëron.
3. bised., jokal. Punoj shumë si rob, robtohem. Robëronin për një copë bukë. Punonte e robëronte.
✱Sin.: pushtoj, skllavëroj, nënshtroj, përshkardh, robtoj, magjeps.
►ROBËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e ROBËRÓJ1,2. ✱Sin.: robtohem, magjepsem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë