Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIVLERËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vlerësoj, çmoj përsëri në mënyrë të ndryshme; ia jap përsëri vlerën që kishte a e vlerësoj më lart, ia ngre përsëri vlerën. Rivlerësoj monedhën. Rivlerësoj mallin (pasurinë).
2. Shqyrtoj një trashëgim kulturor, shkencor etj., një punë, një teori për ta vlerësuar në një dritë tjetër, sipas kushteve e kërkesave të reja. Rivlerësoj metodat. Rivlerësojmë trashëgiminë kulturore. Rivlerësojmë vlerat e së kaluarës. Rivlerësoj pikëpamjet e dikujt. Rivlerësoj punën e dikujt.
RIVLERËSÍM,~I m. Veprimi për të rivlerësuar diçka. Rivlerësimi i pronës (i shtëpive). Rivlerësimi i mallit (i pasurisë, i monedhës). Rivlerësimi i gjendjes. Rivlerësimi i figurave …
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIVLERËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e RIVLERËSÓJ. Rivlerësohet prona. Rivlerësohet trashëgimia (tradita). Do të rivlerësohen provimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIVLERËSÚAR (i, e) mb. Që është rivlerësuar. Pasuri e paluajtshme e rivlerësuar. Tezë e rivlerësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë