Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIVLERËSÍM,~I m. Veprimi për të rivlerësuar diçka. Rivlerësimi i pronës (i shtëpive). Rivlerësimi i mallit (i pasurisë, i monedhës). Rivlerësimi i gjendjes. Rivlerësimi i figurave historike.
►RIVLERËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e RIVLERËSÓJ. Rivlerësohet prona. Rivlerësohet trashëgimia (tradita). Do të rivlerësohen provimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIVLERËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vlerësoj, çmoj përsëri në mënyrë të ndryshme; ia jap përsëri vlerën që kishte a e vlerësoj më lart, ia ngre përsëri vlerën. Rivlerësoj monedhën…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIVLERËSÚAR (i, e) mb. Që është rivlerësuar. Pasuri e paluajtshme e rivlerësuar. Tezë e rivlerësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë