Fjalori
RIVAL

RIVÁL,~E mb. synon t’ia kalojë një tjetri në një fushë ose që kërkonfutëdorë diçka, të cilën e dëshiron edhe një tjetër; që ështërivalitet me një tjetër; kundërshtar. Skuadër rivale. Forca (vende) rivale.

RIVAL

RIVÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që hahet me dikë në një lëmë për t’ia kaluar ose për të shtënëdorë diçka, që mund ta ketë vetëm njëri, konkurrent, kundërshtar; ai që hahet me një tjetër për të fituar dashurinë e një gruaje. Rivali kryesor. Rival i rrezikshëm (i fortë). Ndeshja e rivalëve. E la prapa rivalin. E ka rival.
2. Ai që ka cilësi dhe meritanjëjta a të krahasueshme me një tjetër. Nuk ka rival.


Rezultate të ngjashme

RIVÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që hahet me dikë për të njëjtin qëllim ose për epërsi në të njëjtën lëmë veprimtarie; ajo që hahet me një tjetër për të fituar dashurinë e të njëjtit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIVALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Të qenët rival me një tjetër a me të tjerë për të njëjtën gjë; synimi për t’ia kaluar dikujt në një fushë ose për të shtënë në dorë diçka që e kërkojnë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIVALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Hahem me dikë në një lëmë për t’ia kaluar ose për të shtënë në dorë diçka, që mund ta ketë vetëm njëri; hahem me një tjetër për të fituar dashuri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIVARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rivarros dikë a diçka ose kur rivarroset dikush a diçka. Ceremonia e rivarrimit. Rivarrimet e të rënëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIVARRÓS vep., ~A, ~UR kal. Varros përsëri. Rivarrosin eshtrat e ushtarëve të vrarë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RIVARRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e RIVARRÓS. U rivarrosën viktimat e aktit terrorist.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.