Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RÍT/ËM,~MI m. sh. ~ME, ~MET 1. Lëvizje që përsëritet me rregullsi në kohë; rrahje. Ritmi i zemrës (i pulsit). Ritmi i lëkundjeve. Ritmi i frymëmarrjes. Ritmi biologjik. Çrregullime të ritmit.
2. muz. Lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës; zgjatja e rregullt e lëvizjeve të një valleje, që përputhet me muzikën. Ritëm muzikor. Ritmi i melodisë. Ritmi i vallëzimit. Me ritëm të shpejtë (të ngadaltë). Ka ritëm. Mbaj (prish, rregulloj) ritmin. I dha ritmin.
3. Shpejtësia me të cilën bëhet një punë, një veprim ose zhvillohet një proces. Ritëm i shpejtë (i ngadalshëm, i lartë, i ulët). Ritmi i punës (i lojës). Ritmet e zhvillimit (e rritjes, e shtimit). Ngritja (rënia, ulja) e ritmit. Ecën (zhvillohet) me ritëm të shpejtë. I shpejtuan ritmet.
4. let. Përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara ose e rrokjeve të gjata e të shkurtra në një varg. Ritëm poetik. Ritmi i vargut. Skema e ritmit.
✱Sin.: temp, rrahje.
RÍTË (i, e) mb. Pak i lagët, i njomë; pak i njomur nga lotët, i përlotur. Bar i ritë. Ndërresa të rita. Me sy të ritë. Shami e ritë.✱Sin.: i lagësht, i përlotur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë