Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RISÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i një moshe të re (për një dukuri), vetia e diçkaje që ka pak kohë që është shfaqur. Risia e një dukurie.
2. Dukuri e re, diçka që del për herë të parë ose që hyn e re në jetë, novacion; produkt i ri në sektorin e industrisë, të tregtisë, të teknikës. Një risi në tregun shqiptar. Risitë e modës.
3. spec. Ndryshim gjuhësor, që fillon në një pikë të caktuar të hapësirës gjuhësore nga një individ ose në një mjedis të caktuar shoqëror dhe më pas përhapet si rrezatim në hapësirat e tjera të afërta, inovacion. Risitë në gjuhë. Risi leksikore.
✱Sin.: novacion, novatorizëm, e re.
►RIS/ÍLLET jovep., ~ÓLL (u), ~JÉLLË pës., vet. v. III e RISJÉLL. Duhet të risillet para publikut figura e vërtetë historike e personazhit të njohur. Risillet në vëmendje ideja e ha…
Shfaq përkufizimin e plotë →RISÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur risoj.2. Rrjedhimi kur risoj; përtëritje, rinovim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë