Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RISHIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shqyrtoj sërish diçka për të gjetur të metat a gabimet dhe për ta ndrequr ose për ta ndryshuar; e shikoj përsëri për ta ndryshuar. E rishikoi çështjen. Rishikuan buxhetin. Rishikoj një punim. E rishikuan ligjin. E rishikoi qëndrimin ndaj detyrës (ndaj shokëve). I rishikoi pikëpamjet e veta. Rishikoj mundësinë e... Rishikoj me sy kritik.
✱Sin.: revizionoj, rishqyrtoj.
RISHIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Shqyrtim me vëmendje i diçkaje për ta ndryshuar a për ta ndrequr. Rishikim i plotë (rrënjësor, kritik). Rishikimi i tekstit. Rishikimi i vendimeve (i çës…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RISHIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shikohem në mënyrë të përsëritur. Shikohej e rishikohej në pasqyrë.2. pës., vet. v. III e RISHIKÓJ. U rishikua marrëveshja.
Shfaq përkufizimin e plotë →RISHIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shqyrtoj sërish diçka për të gjetur të metat a gabimet dhe për ta ndrequr ose për ta ndryshuar; e shikoj përsëri për ta ndryshuar. E rishikoi çështj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë