Fjalori
RIPRODHOJ

RIPRODH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përsërit diçka me përpikëri duke e kopjuar; paraqit me besnikëri diçka duke e pasur si gjedhe. Riprodhoj një kuadër (pikturë). Riprodhoj jetën në një vepër.
2. Nxjerrshumë kopje një shkrim, një vizatim etj., shumëzoj, shumëfishoj; bëj kopjetjera. Riprodhoj fotografitë. Riprodhoj një dokument (një artikull). Riprodhoj me dorë (me makinë fotokopjuese, me printer).
3. Përsërit me gojë diçka që e kamkujtesë. Riprodhoj një tregim (një fjalim, një bisedë). E riprodhoi ashtu siç e dëgjoi (siç e pa). Riprodhoj një zë (një këngë). E riprodhoi fjalë për fjalë.
4. Prodhoj sërish; vë në vend atë që harxhohet. Riprodhon kapitalin (vlerën).


Rezultate të ngjashme

RIPRODHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi, procesi për të riprodhuar diçka dhe rezultati i kësaj, në kuptimin e përsëritjes së diçkaje me përpikmëri duke nxjerrë kopje prej saj; paraq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RIPRODH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Lind pasardhës, shumëzohet. Riprodhohen kafshët (shpendët, peshqit, kandrrat). Riprodhohen bimët (pemët). 2. pës. e RIPROD…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIPRODHÚAR (i, e) mb. 1. Që është kopjuar besnikërisht sipas origjinalit. Pikturë e riprodhuar. 2. Që është prodhuar sërish, që ka zënë vendin e asaj që është harxhuar. Kapitali i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIPRODHÚES,~E mb. 1. Që shërben për shumëzimin e kafshëve e të bimëve; që ka të bëjë me riprodhimin e kafshëve e të bimëve. Organe riprodhuese. Qeliza riprodhuese. Aftësia riprodhu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIPRODHÚES,~I m. sh. ~, ~IT Kafshë që zgjidhet për riprodhim, që të shtohet më tej tufa e një lloji të caktuar. Riprodhues i ri. Riprodhues race. Zgjedhje e riprodhuesve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIPRODHUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i riprodhueshëm; vetia e diçkaje që është e riprodhueshme. Punonin me kujdes, duke lehtësuar gjurmueshmërinë dhe riprodhueshmërinë e metodave dhe të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIPRODHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të riprodhohet; kund. i pariprodhueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.