Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIPËRTÝP vep., ~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti (për disa kafshë, si lopa, dhia, delja etj.).
2. fig., bised. Sjell e përsjell në mend, bluaj me mend. Ripërtyp me mend.
3. fig., keq. Përsërit të njëjtën gjë që kam thënë më parë. Ripërtyp të njëjtin fjalim. Ripërtypin të njëjtat formula prej vitesh.
►RIPËRTÝP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III E kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti (për disa kafshë, si lopa, dhia, delja etj.). Ripërtypet lopa. 2. vetv.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPJ/E,~A f. Funksion karakteristik i kafshëve ripërtypëse, gjatë të cilit ushqimet e përtypura shkurt, kthehen nga stomaku në gojë dhe atje përtypen përsëri më gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPËS,~E mb., zool. Që e kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti në gojë (për disa kafshë si kau, lopa, dhia, delja etj.). Kafshë ripërtypëse. Gjitarë ripërtypës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT Kafshë që e përtyp për së dyti në gojë ushqimin që ka ngrënë. Plëndësi i ripërtypësve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIPËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. biol., vetv., vet. v. ІІI Rritet përsëri një pjesë e organizmit që është dëmtuar a që është këputur; lëshon përsëri, rin. Ripërtërihet pylli.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. biol. Rrit përsëri një ind ose një pjesë të organizmit që është dëmtuar a është këputur; nxjerr lëkurën e vjetër dhe e zëvendëson me një të re (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍRË (i, e) mb. Që është ripërtërirë. Skuadër e ripërtërirë. Organizëm i ripërtërirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i përtëritshëm përsëri, që mund të ripërtërihet. Energjia diellore, si burim i pastër dhe i ripërtëritshëm i energjisë elektrike.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍTJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ripërtërij diçka a dikë; veprimi dhe gjendja kur ripërtërihem. Ripërtëritja natyrore. Ripërtëritja kombëtare (morale). Ripërtëritja e py…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka nxjerrë përsëri një pjesë të organizmit; që ka ripërtëritur lëkurën. Me lëkurë të ripërtëritur. Me degë të ripërtëritura. 2. Që ka dalë prapë, që …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë