Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIPËRTËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka nxjerrë përsëri një pjesë të organizmit; që ka ripërtëritur lëkurën. Me lëkurë të ripërtëritur. Me degë të ripërtëritura.
2. Që ka dalë prapë, që është rishfaqur; që është bërë përsëri siç ka qenë. Pyll (bar) i ripërtëritur. Hënë e ripërtëritur.
3. Që është shtuar me forca të reja, me përbërës të rinj etj., i përtëritur. Marrëveshje e ripërtëritur. Opozitë e ripërtëritur. Shpresë e ripërtëritur. Fuqi ushtarake e ripërtëritur.
4. fig. Që ka fituar përsëri forca të reja e gjallëri, që është bërë sërish si i ri; i përtërirë, i ringjallur. E shihte veten të ripërtëritur.
✱Sin.: i përtërirë, i përtëritur, i rishfaqur, i ringjallur, i rinuar.
RIPËRTÝP vep., ~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti (për disa kafshë, si lopa, dhia, delja etj.). 2. fig., bised. Sjell e përsjell në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIPËRTÝP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III E kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti (për disa kafshë, si lopa, dhia, delja etj.). Ripërtypet lopa. 2. vetv.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPJ/E,~A f. Funksion karakteristik i kafshëve ripërtypëse, gjatë të cilit ushqimet e përtypura shkurt, kthehen nga stomaku në gojë dhe atje përtypen përsëri më gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPËS,~E mb., zool. Që e kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti në gojë (për disa kafshë si kau, lopa, dhia, delja etj.). Kafshë ripërtypëse. Gjitarë ripërtypës.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT Kafshë që e përtyp për së dyti në gojë ushqimin që ka ngrënë. Plëndësi i ripërtypësve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIPËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. biol., vetv., vet. v. ІІI Rritet përsëri një pjesë e organizmit që është dëmtuar a që është këputur; lëshon përsëri, rin. Ripërtërihet pylli.…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. biol. Rrit përsëri një ind ose një pjesë të organizmit që është dëmtuar a është këputur; nxjerr lëkurën e vjetër dhe e zëvendëson me një të re (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍRË (i, e) mb. Që është ripërtërirë. Skuadër e ripërtërirë. Organizëm i ripërtërirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i përtëritshëm përsëri, që mund të ripërtërihet. Energjia diellore, si burim i pastër dhe i ripërtëritshëm i energjisë elektrike.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIPËRTËRÍTJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ripërtërij diçka a dikë; veprimi dhe gjendja kur ripërtërihem. Ripërtëritja natyrore. Ripërtëritja kombëtare (morale). Ripërtëritja e py…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë