Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RINDËRTÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndërtuar përsëri, që është rregulluar e ndrequr përsëri; i rimëkëmbur. Shtëpi e rindërtuar. Fabrikë (rrugë) e rindërtuar. Vepër e rindërtuar. Kështjellë e rindërtuar. Qytet i rindërtuar.
2. Që është ndërtuar përsëri nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura ose duke u nisur prej tyre. Fjalë (trajtë, gjuhë) e rindërtuar. Fytyrë e rindërtuar.
✱Sin.: i rimëkëmbur, i restauruar, i rikonstruktuar.
RINDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndërtoj përsëri diçka të shkatërruar; rimëkëmb një vend të shkatërruar nga lufta, nga tërmeti, përmbytjet etj. Rindërtuan shtëpitë (fabrikat, rrugët, urat). Rindërtuan qytetet (fshatrat, vendin).
2. I ndryshoj ndërtimin e brendshëm, e ribëj me një renditje ose me një organizim tjetër, e ndërtoj përsëri ndryshe. E rindërtoi programin (lëndën, tekstin). E rindërtoi gjithë punën.
3. Rikrijoj diçka, i jap diçkaje trajtën që ka pasur, duke u nisur nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura. Rindërtoj skeletin. Rindërtoj një fjalë (një gjuhë të vdekur). Rindërtoj ngjarjen (historinë).
✱Sin.: rimëkëmb, restauroj, rikonstruktoj.
RINDËRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi për të rindërtuar diçka të shkatërruar. Rindërtimi i shtëpisë (i fabrikës). Rindërtimi i rrugëve (i urave). Rindërtimi i vendit. Puna për rin…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RINDËRT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e RINDËRTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →RINDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndërtoj përsëri diçka të shkatërruar; rimëkëmb një vend të shkatërruar nga lufta, nga tërmeti, përmbytjet etj. Rindërtuan shtëpitë (fabrikat, rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë