Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RIJ
RIJ

RI/JІ vep., ~VA, ~RË 1. kal. Përtërij. Rij zakonet. Rij vendin.
2. jokal., vet. v. III Del i ri; mbin; mbulohet, vishet me diçkadel e re. Rin bari (misri). Rin vetiu. I rinë puplat. Rin hëna e re. Rin plaga fillonmbyllet plaga, duke zënë mish të ri. Riu mali (fusha) u mbulua me bar të ri.
Sin.: rinoj, përtërij.

RIJ

RI/JІІ vep., ~VA, ~RË kal. 1. Njom, lag pakëz. Rij rrobat. Rij duhanin.
2. Koj, ushqej grepin për peshk. Rij grepin.
Sin.: lag, koj.

RIJ

RI/JІІІ vep., ~VA, ~RË kal. Kënaq, gëzoj. Rij sytë.


Rezultate të ngjashme

RIMËKË́MB vep., ~A, ~UR kal. Ngre përsëri më këmbë, sjell përsëri në gjendje të mirë; mëkëmb sërishmi për të ecur më tej; rindërtoj. Rimëkëmb shtëpinë. Rimëkëmb vendin. Rimëkëmbën …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIMËKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrihem përsëri më këmbë, vij përsëri në gjendje të mirë; marr veten sërish për të ecur më tej. U rimëkëmbën ekonomikisht. Fshati po rimëk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIMËKË́MBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur rimëkëmb diçka; veprimi dhe gjendja kur rimëkëmbem. Rimëkëmbja e vendit (e ekonomisë, e bujqësisë). Rimëkëmbja e fshatrave (e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RIMËKË́MBUR (i, e) mb. Që është ngritur përsëri më këmbë, që ka ardhur përsëri në gjendje të mirë; që e ka marrë veten; i rindërtuar. Qytet (vend) i rimëkëmbur. Ekonomi (industri, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.