Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RILÍND vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Lind përsëri, vjen përsëri në jetë diçka e shkatërruar a e zhdukur, ringjallet. Rilind një teori (një rrymë). I rilindi shpresa (besimi).
2. fig., jokal. Marr jetë të re, filloj jetë të re, rigjallërohem, përtërihem, lulëzoj, rijetësohem. Rilindi qyteti i vjetër nga lëvizja e turistëve. Skuadra e futbollit rilindi falë tre lojtarëve.
3. fig., kal. I jap jetë të re, ringjall, përtërij. Ardhja në jetë e nipit e rilindi.
✱Sin.: rilindem, përlind, ringjallem.
RILÍND vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Lind përsëri, vjen përsëri në jetë diçka e shkatërruar a e zhdukur, ringjallet. Rilind një teori (një rrymë). I rilindi shpresa (besimi)…
Shfaq përkufizimin e plotë →RILÍNDJ/E,~A f. 1. Veprimi kur rilind ose kur rilindem. Rilindje e vërtetë. Rilindja e qytetit (e vendit). Rilindja e fashizmit (e diktaturës). 2. hist. Lëvizje e gjerë politike, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →RILÍNDUR (i, e) mb. 1. Që ka lindur përsëri, që ka ardhur përsëri në jetë, i ringjallur. Natyrë (fushë) e rilindur. Këngë e rilindur. 2. fig. Që ka filluar një jetë të re, të lulëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →RILÍNDЁS,~I m. sh. ~, ~IT hist. 1. Ideolog, veprimtar dhe luftëtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Rilindës i shquar. Rilindësit tanë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë