Fjalori
RIHEM

RÍ/HEMІ jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. Bëhem edhe një herë i ri, përtërihem, rinohem. Rihem e përtërihem. M’u ri zemra (shpirti).
2. vet. v. III Del përsëri i ri, rin. U ri bari. U ri hëna.
Sin.: rinohem, përtërihem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RIJ
RIJ

RI/JІ vep., ~VA, ~RË 1. kal. Përtërij. Rij zakonet. Rij vendin.
2. jokal., vet. v. III Del i ri; mbin; mbulohet, vishet me diçkadel e re. Rin bari (misri). Rin vetiu. I rinë puplat. Rin hëna e re. Rin plaga fillonmbyllet plaga, duke zënë mish të ri. Riu mali (fusha) u mbulua me bar të ri.
Sin.: rinoj, përtërij.

RIJ

RI/JІІ vep., ~VA, ~RË kal. 1. Njom, lag pakëz. Rij rrobat. Rij duhanin.
2. Koj, ushqej grepin për peshk. Rij grepin.
Sin.: lag, koj.

RIJ

RI/JІІІ vep., ~VA, ~RË kal. Kënaq, gëzoj. Rij sytë.


Rezultate të ngjashme

►RÍ/HETІІ jovep., ~ (u), ~RË vetv., vet. v. III Njomet pakëz, lëmeket. Rihet toka. Rihet gota vishet nga jashtë si me vesë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.