Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIFRESK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I sjell diçka të re, i shtoj a i ndryshoj diçka për ta bërë më të ri, më të freskët; përtërij; përditësoj. Rifreskoj mësimin (lëndën, tekstin, dijet). Studentët gjatë praktikës shkencore rifreskojnë shumë koncepte-bazë. I rifreskuan ngjyrat e mureve të qytetit. Duhen rifreskuar të gjitha programet lëndore (ars.).
2. Sjell përsëri ndërmend me hollësi një kujtim a një ngjarje të së kaluarës, ringjall në kujtesë; i përtërij kujtesën. Rifreskoj ngjarjen. Rifreskoj kujtesën.
RIFRESKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rifreskoj ose kur rifreskohet diçka. 2. Rrjedhimi kur rifreskoj ose kur rifreskohet diçka. Rifreskimi i të dhënave (i njohurive). Rifresk…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIFRESK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj përsëri gjallërinë e mëparshme; përtërihem. Dal për t’u rifreskuar. Iu rifreskuan kujtimet. 2. pës. e RIFRESKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFRESKÚAR (i, e) mb. Që është rifreskuar, që është përditësuar. Informacion i rifreskuar. Kartela e rifreskuar me vulë digjitale. Gardërobë e rifreskuar gardërobë që është pajisur…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFRESKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i rifreskueshëm; vetia e diçkaje që është e rifreskueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFRESKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rifreskohet; kund. i parifreskueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë