Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIFORMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur riformatoj ose kur riformatohet diçka.
2. Rrjedhimi kur riformatoj ose kur riformatohet diçka. Riformatim i qeverisë. Nuk do të ketë riformatim rrënjësor të Qeverisë. Partia Demokratike (Socialiste, Republikane) ka nevojë urgjente për riformatim.
►RIFORMAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e RIFORMATÓJ. Pushteti të konsumon, ndaj edhe riformatohen qeveritë herë pas here.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFORMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Formatoj përsëri a përsëdyti diçka; formatoj nga e para. Të gjithë punonjësit janë urdhëruar që të riformatojnë kompjuterët dhe serverët e tyre…
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFORMATÚAR (i, e) mb. Që është riformatuar. Kompjuterët e riformatuar përmbanin materiale shumë të rëndësishme.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIFORMATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të riformatohet; që mund të formatohet përsëri a përsëdyti. Kompjutera (celularë) të riformatueshëm. Tabletë e riformatueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë