Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIEDUKÍM,~I m. 1. Veprimtari korrigjuese ndaj njerëzve të veçantë, sidomos të miturve, që paraqesin zhvillim të pamjaftueshëm mendor ose probleme të rënda të qëndrimit e të sjelljes për shkak të formimit në mjedise shoqërore të papërshtatshme. Riedukimi i të miturve. Shkolla (qendra) e riedukimit.
2. Në një regjim totalitar, përpunimi psikologjik për ta kthyer në vijën ideologjike të pushtetit dikë që ka devijuar prej saj. Riedukimi politik (socialist, komunist) i masave. Të dërgohet për riedukim.
►RIEDUK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Edukoj veten në një drejtim të ri, ndryshoj pikëpamjet, qëndrimet ose sjelljen. I premtoi se do të riedukohej. 2. pës. e RIEDUKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →RIEDUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Edukoj për t’i ndrequr të metat e shkaktuara nga një edukim i keq ose nga një rrugë e gabuar morale e shoqërore; jap një edukatë të re, të ndryshme …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë