Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RIDIMENSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap diçkaje përmasat e duhura ose të përshtatshme, ripërmasoj; riorganizoj. Po ridimensionojmë arsimin profesional në funksion të tregut të punës.
2. I jap një figure historike, një ngjarjeje, një fakti etj. vlerat që i përgjigjen së vërtetës; ripërmasoj. Sot është detyra jonë kombëtare të ridimensionojmë këtë figurë që është më e rëndësishmja në historinë tonë.
RIDIMENSIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Dhënie e përmasave të duhura ose të përshtatshme një figure, një ngjarjeje, një fakti etj. në mënyrë që t’i përgjigjen së vërtetës, ripërmasim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RIDIMENSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e RIDIMENSIONÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë