Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REZULTÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që del nga një veprim, nga një punë, nga një shqyrtim, nga një shkak etj.; përfundim; pasojë, rrjedhim. Rezultat i mirë (i rëndësishëm, i kënaqshëm, i plotë, i pakët, i dobët). Rezultat praktik (logjik, konkret). Rezultatet e punës (e luftës, e përpjekjeve). Rezultatet e zgjedhjeve (e provimeve, e provave). Pa rezultat pa ndonjë përfundim; i kotë. Shpall (nxjerr) rezultatet. Jep rezultate.
2. kryes. sh. Arritje; përfundimi me sukses. Rezultate të mëdha (të shkëlqyera, të dukshme). Rezultatet e shkencës. Me rezultate me suksese, me përfundime të mira. Ka mjaft rezultate. Dolën me rezultate.
3. sport. Përfundimi i një ndeshjeje, i një gare etj. Rezultat i bardhë (zero). Rezultat i mirë (i lartë, i keq, i thellë, i shtrënguar). Rezultat i ndeshjes (i garës). Përmirësimi i rezultatit. Fitoi (e mundi, e mbylli, përfundoi) me rezultatin 2 me 1. Si rezultat si rrjedhim, si pasojë; si përfundim.
✱Sin.: përfundim, arritje, fryt, produkt, pasojë.
REZULTÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. spec. Forcë, veprimi i së cilës është i barabartë me veprimin e njëkohshëm të disa forcave të tjera të zbatuara së bashku mbi një trup; shumë gjeo…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZULT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Del si përfundim. Nga sa u tha, rezulton se... Siç rezultoi edhe nga mbledhja...
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë